FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Këpuca e Artë”, vazhdon dueli i ndezur mes Ronaldos dhe Messit

Dopieta e Lionel Messit dhe dopieta e Cristiano Ronaldos në javën e fundit e kanë bërë edhe më interesante garën për Kupucën e Artë për sezonin 2018-2019. Dueli mes dy kampionëve që kanë dominuar futbollin në 10 vitet e fundit, tashmë zhvillohet në distancë, pasi portugezi zgjodhi që në këtë fillim të sezonit që të bashkohet me Juventusin, por golat nuk i ka harruar aspak. CR7 ka shënuar 17 gola këtë sezon në 22 ndeshje, duke vijuar me një rendiment shumë të kënaqshëm, për më tepër që luan në një kampionat shumë ndryshe nga La Liga.

Messi ndërkohë vazhdon të jetë lider për këtë çmim, pasi ka shënuar 21 gola duke grumbulluar në total 42 pikë. Me dy golat e shënuar të shtunën ndaj Valencias, numri 10 i Barcelonës konfirmoi momentin e artë që po kalon, por nuk mundi që të përmbyste disavantazhin.

Kylian Mbappé, ndërkohë nuk mundi që të gjente rrugën e rrjetës në humbjen e skuadrës s tij ndaj Lyon në shifrat 2-1. Messi në këtë moment ka 6 pikë më shumë se francezi, i cili është ndalur në kuotën 36 me 18 gola në Ligue 1. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?