Kërcënohet me jetë gruaja e Oliver, arbitrit që dha penalltinë kundër Juves

Real-Juve nuk ka përfunduar ende, pasi polemikat vijojnë ende jashtë fushave të lojës. Por ka ndodhur edhe diçka e pazakontë me gruan e arbitrit Oliver, i cili u vu në qendër të vëmendjes për penalltinë e dhënë në shtesë për Realin.

Në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Lucy Oliver, bashkëshortja e Oliver, edhe ajo gjyqtare, ka marrë kërcënime me vdekje, por edhe sulme me karakter seksist. “Do t’ju zhdukim ty dhe atë copë m…, burrin tënd”, i ka shkruar një tifoz në Twitter.

Policia angleze ka nisur një hetim dhe ka mbyllur të gjithë llogaritë e gruas së Michael Oliver në rrjetet sociale, por ajo ka marrë mesazhe kërcënuese edhe në celularin e saj. Në mënyrë të pashpjegueshme numri është publikuar në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?