Kërkonte të stërvitej me Ronaldon, talenti Odegaard përjashtohet nga Zidane
Talenti norvegjez Martin Odegaard shumë shpejt është mërzitur dhe e ka ngritur kokën lart te klubi i Realit. Vetëm 16 vjeç, ai është përjashtuar përkohësisht nga trajneri i ekipit të dytë të Real Madrid, Zinedine Zidane, pasi ka treguar shenja rebelimi në skuadër. Ylli norvegjez ka kërkuar nga skuadra e Realit që të stërvitet me skuadrën e parë dhe jo më me Real Madrid Castillan. Ai dy herë radhazi ka munguar në stërvitje duke bërë që Zidane ta përjashtoi nga skuadra. Mësohet se Odegaard ishte parashikuar të stërvitej dy herë në javë me ekipin e parë dhe kjo nuk ka ndodhur. Kësisoj duke mos e parë veten në fushë krah Ronaldos, ai duket se është rebeluar së fundmi
KOHA JONË SONDAZH

