FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KIA prezanton veturën elektrike, pritet prodhim masiv në të ardhmen (VIDEO)

Prodhuesi jugkorean i automobilave do të prezantojë në panairin e inovacioneve në Las Vegas, prej 9-12 janar, konceptin e tij të parë elektrik të së ardhmes.

Koncepti i Kia është i bazuar në crossoverin Niro, dhe sipas njoftimeve të prodhuesit paraqet kombinimin e “dizajnit të fuqishëm” dhe njësive shumë efikase të energjisë në bateri.

Koncepti Niro EV përfshin gjithashtu ndërfaqen midis njerëzve dhe makinave (HMI), e cila sipas Kia është “e paparë” deri më tani, i pasuruar me pajisje moderne dhe teknologji të avancuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania ka njoftuar se ky koncept mund të hyjë në prodhim masiv në të ardhmen. Prodhuesi i Koresë së Jugut gjithashtu do të paraqesë në Las Vegas detajet e strategjisë së tij për veturat autonome.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?