Kjo është oferta më e çuditshme që keni parë midis klubeve, 1500 litra birrë për një nder
Gjermania është “nona” e birrës. Madje birra tashmë po pushton dhe futbollin teksa tifozët e Hamburgut kanë gjetur një mënyre të veçantë për të stimuluar një skuadër për të luajtur me maksimumin e saj, edhe pse kjo e fundit ka rënë matematikisht nga Bundesliga.
Koln luan në transfertë me Volfsburgun, e cila ndodhet në ujëra të trazuar të rënies nga kategoria. Klubi i Hamburgut dhe tifozët e tij i kanë ofruar 1500 litra birrë Kolnit dhe tifozëve në rast se ata arrijnë të ndalojnë qoftë edhe në një barazim skuadrën rivale për mbijetesë, Volfsburgun.
Ndeshjet do të luhen ditën e sotme në orën 15:30. Ndaj, gjithë sytë janë fokusuar e përballjet e mbijetesës, ku Hamburgu rrezikon seriozisht rënien nga Bundesliga.
KOHA JONË SONDAZH

