Klinsmann: Interi ende nuk ka shpërthyer, ka edhe shumë ndeshje

Inter dhe Milan sfidohen në Arabinë Saudite në kuadër të finales së Superkupës së Italisë. Zikaltërit e humbën derbin e parë në kampionat këtë sezon dhe tashmë kërkojnë reagimin, aq më tepër kur në mes është edhe një trofe. Në lidhje me ndeshjen që do të luhet të mërkurën, foli edhe një ish-lojtar i Inter si Jurgen Klinsmann.

“Është pak e vështirë t’i gjykosh skuadrat tashmë pas Kupës së Botës pasi ende nuk janë në ritmin e duhur, asgjë nuk mund të parashikohet. Në fakt, në këtë pikë të sezonit nuk e prisja që Inter të ishte -10 pikë nga Napoli. Ka ende shumë ndeshje, por Interi duket sikur ende nuk ka ‘shpërthyer’.

Skriniar një kapiten që largohet? Shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje. Megjithatë, ai është i lirë në zgjedhjet e tij dhe jam i sigurt se shiritin do ta nderojë deri në ditën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja e Gosens? Mendoj se Gosens nuk duhet të largohet, mendoj që nuk është as e nevojshme të shkojë diku tjetër në huazim. Duhet të luftojë për pozicionin e tij dhe unë jam i bindur që ai është një lojtar në nivelin e Interit”, u shpreh Klinsmann.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?