Klop: Lojtarët e Liverpulit do të mbahen mend për 500 vjet nëse …

Jurgen Klop është i bindur se futbollistët e tij mund të mbahen mend gjatë nëse këtë sezon arrijnë që të fitojnë finalen e Champions League. Të kuqtë do të sfidojnë dy herë radhazi kampionët e Europës në fuqi, në Kiev, më 26 maj, duke kërkuar kurorën e gjashtë europiane. Gjithsesi përpara për Liverpulin është sfida ndaj Brajtonit.

“E kemi në dorë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, kështu që jemi në garë edhe sezonin e ardhshëm të këtij kompeticioni kontinental, që ishte objektiv nga dita e parë. Nëse dikush do të më thonte para se të fillonim javën e parë të këtij sezoni se e pranon këtë arritje, do të thosha ‘në rregull, e pranoj’.

Unë nuk mund të mendoj për momentin në lidhje me finalen e Ligës së Kampioneve. Duhet të mendoj për këtë ndeshje dhe ta fitojmë, që të sigurohemi për të luajtur në Champions edhe sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pastaj kemi dy javë për t’u përgatitur për ndeshjen tjetër, finalen e Ligës së Kampionëve. Që këta lojtarë të Liverpulit të mbahen mend për 500 vjet, atëherë duhet të fitojnë ndeshjen finale të Kievit”, u shpreh strategu gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?