Klop: Ndeshje perfekte për 80 minuta, por në fund gabuam!
Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions kundër Romës, deklaroi se skuadra e tij gaboi në fund.
“Bëmë një paraqitje të përsosur për rreth 80 minuta ose më shumë, por në fund gabuam. 11-metërshi nuk ishte, por kjo është situata dhe tani jemi 5-2. Do të ishim më të lumtur nëse do ta kishim mbyllur ndeshjen 5-0 ose 5-1. Do të ishte një rezultat fantastik. Por do të shkojmë në Romë për të provuar sërish të fitojmë.
Shënuam 5 herë dhe mund të realizonim edhe më tepër se aq. Kjo është diçka pozitive. Në këtë moment nuk ndihem mirë, sepse mendoj dy golat e pësuar, por do të shoh pjesën pozitive të ndeshjes. Është absolutisht më mirë sesa mendova para ndeshjes”, tha trajenri i Liverpulit, Jurgen Klop.
KOHA JONË SONDAZH

