Klop: Ne nuk jemi Barcelona, nëse Roma fiton 3-0 …

Jurgen Klop pret që Liverpuli të luajë një ndeshje të madhe në gjysmëfinalen e kthimit n ë Champions League ndaj Romës. Të kuqtë fituan 5-2 ndeshjen e parë, dhe do të përpiqen që të mos përsërisin paraqitjen skandaloze të Barcelonës në “Olimpiko” disa javë më parë kur u mund 3-0. “Kurrë nuk kam luajtur këtu. Ne nuk jemi Çelsi, nuk jemi Barcelona. Nëse Roma fiton 3-0 ose më shumë, ne do ta përgëzojmë, të shkojnë në finale, ky është sporti. Jemi në një situatë shumë më të mirë, sa e kam menduar para ndeshjes, kjo është e vërteta.

Salah? Është rritur, ka fituar më shumë besim. Tashmë është bërë lojtari që është realisht, dhe ne jemi me fat që e kemi në skuadër. Asnjë nuk lind golashënues, por fiton eksperiencë, dhe këtë gjë ka bërë edhe ai. Salah është një shok i shkëlqyer në ekip, i cili ndihmohet nga të tjerët, por më pëlqen mënyra si ai i ndihmon”, ka thënë Klop. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?