Klop: Nuk ju ndihmoj dot nëse mendoni se Roma është e lehtë!
Liverpuli do të përballet me Romën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, teksa ka reaguar edhe trajneri i të kuqve Jurgen Klop. Strategu gjerman është shprehur se e pret një sfidë e vështirë,
“Nuk mund të them se falënderoj Zotin që nuk na solli përballë Realin apo Bajernin, pasi në këtë fazë jemi të gjithë njëlloj. Përderisa jemi ende pjesë e kompeticioni, kjo mendoj se është diçka shumë e mirë.
Nëse mendoni se jemi me fat që kemi një kundërshtar si Roma, më vjen keq por nuk kam çfarë t’iu bëj, nuk ju ndihmoj dot. Roma është një ekip me shumë kualitet dhe mos harroni që eliminoi Barcelonën pavarësisht humbjes së parë 4-1.
Nuk kam qenë kurrë në Romë, madje as si turist, por di që Roma ka një skuadër shumë cilësore, e cila ka mundësi reale për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve. Ne do të luajmë për të siguruar kualifikimin dhe do të tentojmë të marrim rezultate pozitive në të dyja ndeshjet, por jam i kënaqur edhe vetëm me kualifikim”, ka thënë trajneri i Liverpulit.
KOHA JONË SONDAZH

