Klopp shpërthen pas barazimit: Arbitri u ndikua nga goli i parë në pozicion jashtë loje
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur se mbrëmjen e djeshme arbitri u ndikua nga gabimi i asistentit në golin e parë kundër West Ham. Antonio barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që strategu gjerman mendo se arbitri Kevin Friend kishte frikë se mund të gabonte në fraksionin e dytë.
“Kam dëgjuar goli im i parë ishte pozicion jashtë loje, jam i sigurt se arbitrat e kuptuan. Në 50 për qind të rasteve ishte gjithmonë faull për ekipin rival, duke mos na e bërë jetën të thjeshtë.
Si një njeri human, nëse e di që kam bërë gabim në pjesën e parë, nuk do të bëja edhe më shumë në pjesën e dytë. Gjyqtarët janë qenie humane dhe e kuptoj këtë, por nuk e kuptoj se si u ndikua nga goli në pozicion jashtë loje.
Goli dhe mundësia e humbur e Origit ishte një gabim i madh. Ne barazuam sepse goli i tyre ishte një metër e gjysmë në pozicion jashtë loje. Ne nuk arritëm që të shijonim ndeshjen mjaftueshëm. Nuk ka të bëjë me presionin, por me mënyrën se si e përjetuam situatën ku ndodheshim. Kemi 62 pikë, kemi humbur vetëm një ndeshje dhe sezoni është ende i gjatë”, deklaroi strategu gjerman. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

