FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klubi anglez shpërblen sulmuesin kosovar

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, do të shpërblehet me kontratë të re nga Sheffield Wednesday pas formës së shkëlqyer këtë sezon.

Në ndeshjet e fundit Nuhiu është shndërruar në një hero për Wednesday, dhe tani ka pranuar se negociatat për kontratën e re me ekipin nga Championshipi i Anglisë, janë duke filluar.

28-vjeçarit kontrata aktuale me me klubin i skadon në verë, por drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta mbajnë kosovarin të paktën edhe për tri vite tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuhiu ka shënuar 14 gola,11 në kampionat dhe 3 në FA Cup, në 35 paraqitje në të gjitha garat për Sheffieldin këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?