FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klubi kinez i ofron 35 milionë euro në sezon Iniestës

Andres Iniesta është duke zhvilluar me shumë mundësi sezonin e fundit me Barcelonën. Kur duhen ende edhe 4 muaj nga përfundimi i sezonit, futbollisti spanjoll ka filluar të mendojë të ardhmen e tij, ndoshta edhe larg Barcelonës.

33-vjeçari po mendon mundësinë e lëvizjes drejt një tjetër skuadre, përpara se të varë këpucët në gozhdë. Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe një ofertë që ka ardhur në drejtim të numrin 8 të Barcelonës nga Kina.

Sipas ”Diario Sport”, skuadra Tianjin Quanjian i ka ofruar katalanasit një ofertë prej 35 milionë eurosh në sezon Iniestës, që të bashkohet me ta në verën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?