FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja U-21 miqësore me Bosnjën më 28 maj në “Elbasan Arena”

Skuadra përfaqësuese U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar U-21 të Bosnjës, në datën 28 maj në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19.00. Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF ka zyrtarizuar sot një sfidë të tillë në marrëveshje edhe me federatën e Bosnjes.

Po kështu ekipi përfaqësues U-21 i Shqipërisë nën drejtimin e Alban Bushit, në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor ka planifikuar më parë edhe dy ndeshje të tjera miqësore, respektivisht me datë 5 dhe 8 qershor në orën 19.00 po në “Elbasan Arena” me përfaqësuesen e Bjellorusisë.

Kështu, skuadra e Alban Bushit në harkun e rreth dy javëve do të ketë mundësinë e tre testeve miqësore, për të parë gjendjen e skuadrës, si dhe për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të lojtarëve potencialë të ekipit kombëtar U-21.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?