Komisioni i Disiplinës gjobit Egnatian dhe Tomorin, paralajmëron Apoloninë
Ditën e sotme janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për javën që lamë pas. Egnatia është gjobitur për sjellje të gabuar të spektatorëve me 100.000 lekë, ndërsa janë paralajmëruar edhe drejtuesit e skuadrës së Apolonisë në Kategorinë e Parë.
Tomori gjithashtu është gjobitur me 50.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve.
KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Apolonia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes të sjelljes së gabuar të zyrtarëve të klubit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Lojtari i KF Maliqi, Arlind Xaka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i SH.S Albpetrol, Rudin Nako, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Shënkolli, Ded Bushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Bylis U17, Paulin Sinarrapaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.