Kompanitë e basteve shpërblejnë 1500 persona që besuan te 3-0 e Juves

Polemikat që krijoi penalltia e akorduar nga gjyqtari anglez Majkëll Oliver në sekondat e fundit të shtesës në çerekfinalen e kthimit mes Realit të Madridit dhe Juventusit ka bërë që disa prej kompanive më të mëdha të basteve në botë të ndërmarrin një gjest shumë fisnik. Disa kompani do të rimbursojnë të gjithë bastvënësit që besuan te përmbysja e Juventusit dhe parashikuan fitoren e bardhezinjve me rezultatin 0-3 brenda në mitikun “Santiago Bernabeu”.

“Betfair” ka vendosur të rimbursojë 1500 personat që vendosën fitoren 0-3 të Juventusit duke ua quajtur të fituar bastin me koeficientin përkatës, edhe pse ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3. Të frymëzuar edhe nga përmbysja e madhe e Romës ndaj Barcelonës ishin të shumtë bastvënësit që besuan te fitorja e thellë e Juventusit ndaj Realit.

Një pjesë e mirë e tyre luajtën kualifikimin e bardhezinjve. Ashtu si ata që parashikuan se ndeshja do të shkonte në shtesë, edhe ata që vendosën bast për kualifikimin e Juventusit janë shpërblyer nga “Betfair” për guximin që patën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?