Konte: Barça ekip i madh, por ua kam gjetur sekretin!
Antonio Konte ka filluar që të bëjë llogaritë për ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës. Trajneri i Çelsit beson se skuadra e tij ka shanse për t’u kualifikuar ndaj katalanasve.
“Kam shumë kohë që po e analizoj këtë ekip. Më saktësisht u bë një muaj që unë dhe stafi im po shohin video të Barcelonës. Padyshim që po flasim për një nga ekipet më të mira në botë. Ne do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje perfekte dhe të bëjmë zgjidhjen më të mirë që i përshtatet këtij lloj kundërshtari. Është një ekip ndryshe nga ato që përballemi në Angli. Ata kanë karakteristika të shkëlqyera me topin në zotërim, por edhe dobësi kur nuk e kanë topin dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë”, tha italiani për ekipin blaugrana. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

