Konte: Nëse klubi vendos të më largojë, do të thotë që …

Antonio Konte po kalon momentin më të vështirë te skuadra e Çelsit. Trajneri italian ka një kontratë me Chelsea që skadon në verën e 2019-ës, dhe nuk mendon se duhet të largohet pavarësisht zërave të shumtë.

“Unë mendoj se një klub vazhdon të punojë me një trajner jo për shkak të trofeve që ai arrin të fitojë përgjatë një sezoni, por sepse kanë besim tek ai. Dhe më pas se bashku ndërton diçka me të. Të fitosh nuk është gjithçka, pasi të arrish te fitorja nuk është e lehtë, sidomos në Angli, ku është shumë e vështirë.

Në vizionim tim, mund të fitosh mjaft trofe e ndeshje, por në të njëjtën kohë nuk je i lumtur të jesh në atë klub, ndaj mund të largohesh në çdo moment. Nëse klubi vendos të më largojë, do të thotë që nuk janë të lumtur me punën time”, tha Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?