FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koronavirusi ndal edhe Superligën turke të futbollit

Superliga turke i bashkohet shpejt me vendimet e pjesës tjetër të Europës në lidhje me emergjencën koronavirus. Sipas mediave lokale, pasdite Qeveria e Ankarasë duhet të njoftojë pezullimin e kampionatit kombëtar për të paktën një muaj.

Vendimi i Federatës turke do ti komunikohet Ministrit të Sportit Muharrem Kasapoglu, në një mbledhje të parashikuar ditën e sotme.

Deri tani autoritetet turke kishin vendosur që të vazhdonin zhvillimin e ndeshjeve me dyer të mbyllura deri në muajin prill. Por disa lojtarë e trajnerëve, mes të cilëve personalitete si ai i Galatasaray, ish-trajneri i kombëtares turke Fatih Terim, ishin shprehur kundër kësaj zgjedhje, duke kërkuar një ndalim të turneut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?