Kosova i rrëmben ish-kapitenin e përfaqësueses së të rinjve të Serbisë
Arton Zekaj së shpejti do të mundë të veshë fanellën e Kosovës. Ish-kapiteni i përfaqësueses së të rinjve të Serbisë ka marrë ofertë nga Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, që të luajë për ekipin kombëtar të tij.
“Ftesa ka mbërri, por duhet të mendoj mirë para se të vendosi. Ende s’kam vendosur”, i ka thënë Zekaj gazetës “Blic” të Beogradit.
I pyetur nëse ka frikë nga reagimet në Serbi, vendit ku ka lindur, Artoni është përgjigjur:
“Jo, nuk ma thotë mendja të kem probleme. Kjo varet nga shumë rrethana, unë jam i lindur në Sombor, kam pasaportë serbe, kam luajtur për Partizanin dhe kategoritë e reja të Serbisë, dhe kam qenë kapiten i tyre. Ta dini, sikur të dija se në të ardhmen do të kem ftesë për përfaqësuesen tonë A, do të mbetesha me fanellën e ‘orlica’”, ka thënë ai.
Aktualisht Zekaj është futbollist i “Sopotit” dhe lojtari më i mirë ligës së tretë të Serbisë.
“Ne kemi treguar interesim të madh që futbollisti i përfaqësueses së të rinjve të Serbisë të paraqitet në përfaqësuesen e Kosovës. I njohim mirë cilësitë e tij dhe shpresojmë se në fund çdo gjë do të dalë mirë. Ai në fund vendos vetë, pastaj si për të gjithë lojtarët vjen procedura e lidhur me kërkesën FIFA-s dhe shpresojmë për leje përfundimtare. Shpresoj të mos ketë probleme, ai është me origjinë nga Kosova, ndërsa ardhja e tij do të ishte shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Vokrri për TV Kosova 2 (në gjuhën serbe). Kujtojm që Zekaj luan në rolin e mesfushorit.
KOHA JONË SONDAZH

