Kosova mundet nga Spanja, Italia dhe Gjermania bëjnë detyrën me goleada (VIDEO)
Kosova pësoi një humbje 0-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Spanjës, edhe pse kishin rase shumë të mira shënimi. Deri në minutën e 32-të, kur shënoi Fornals falë një aksioni të shkëlqyer, rastet më të mira ishin ato të Dardanëve, por veçanërisht Rashica shpërdoroi para portës kundërshtarë së bashku me Muriqin. E njëjta histori përsëritet edhe në pjesën e dytë, ku protagonist në negativ ishte Muriqi që shpërdoroi disa raste. Spanjollët dyfishuan në minutën e fundit falë një aksioni konfuz ku mbrojtja kosovare nuk është perfekte, dhe përfiton Ferran Torres.
Italia pas dy barazimeve, u rikthyer te fitoret duke shkatërruar 5-0 Lituaninë. Moise Kean shkëlqeu me dy gola, ndërkohë që Raspadori, një autogol dhe Di Lorenzo ishin finalizuesit në golat e tjerë për ekipin e Mancinit. Gjermania, që ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-4 në transfertën ndaj Islandës, falë golave të Gnabry e Rudiger në pjesën e parë dhe Sane e Timo Ëerner në të dytën.
Polonia ia doli të marrë një pikë në minutat e fundit ndaj Anglisë. Kane zhbllokoi rezultatin në minutën e 72-të, ndërsa polakët rikthyen baraspeshën në të 91-tën me Szymanski.
KOHA JONË SONDAZH

