Kovac flet për të ardhmen e Lewandowskit

Bayern Munich e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e tij për të ardhmen e Robert Lewandowskit. Sulmuesi ia ka bërë të ditur që në mbyllje të sezonit të kaluar drejtuesve të ekipit që do të largohet nga “Allianz Arena”. Klubi bavarez nuk e ka ndalur lojtarin, por nga njëra anë e ka penguar, për shkak se kërkon  mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. Prej disa muajsh emri i polakut vazhdon të jetë i lidhur me kalimin në “Santiago Bernabeu”, ku edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën që të nënshkruajë.

Trajneri Niko Kovac ka komentuar në media situatën e sulmuesit 29-vjeçar, ku ka theksuar që lojtari nuk dëshiron më të largohet.

“Nuk ka asgjë të re për Robertin. Pozicioni i tij është shumë i qartë: ai nuk do të largohet nga klubi, sepse ne e kemi sulmues të parë. Po sigurisht nuk duam që ta shesim”- tha tekniku për Sky Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku 46-vjeçar është i bindur se Lewandowski do të vazhdojë në “Allianz Arena”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një lojtar i madh dhe tashmë ka arritur në vetvete shumë siguri dhe në sezonin e ri do të shënojë edhe më shumë gola. Ai është nën kontratë me ne dhe do ta respektojë për aq kohë sa të jetë e mundur. Ky është profesionalizëm. “Jemi Bayern, kemi një golashënues shumë të mirë dhe nuk do të lejojmë askënd nga jashtë se çfarë do të bëjmë këtu”- tha trajneri i kampionëve të Bundesligës në prononcimin e tij për Sky Sport.

Duket se ëndrra e sulmuesit polak për të nënshkruar në Bernabeu po zbehet, pasi gjigantët bavarezë nuk duan ta lënë të largohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?