Kovaçiç mbetet një ëndërr për Interin, Zidane nuk e lejon largimin e tij

Interi rrezikon që të dështojë në merkaton e kësaj vere, pasi mund të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve. Zikatrit në ditët e fundit kanë shfaqur interes për rikthimin e Mateo Kovaçiç të Real Madrid.

Drejtori sportiv i zikaltrve, Ausilio deklaroi se 24-vjeçari është një objektiv konkret i tyre për sezonin e ardhshëm, pasi shikohet si përforcimi ideal për mesfushën. Gjithsesi për italianët nuk do të jetë aspak e lehtë t’ia shkëpusin futbollistin madrilenëve, pasi ai konsiderohet shumë i rëndësishëm për projektin e vitit të ardhshëm nga trajneri Zidane, i cili nuk ka aspak ndërmend ta lërë të lirë futbollistin gjatë merkatos së verës.

Nëse konfirmohet mungesa në Champions, do të bëhet edhe më e pamundur për t’u realizuar ky operacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?