Krahu i djathtë i Sylvinhos: Shqiptarët e dashurojnë futbollin si argjentinasit

Pablo Zabaleta dhe Doriva janë dy ndihmësit e trajnerit Sylvinho te kombëtarja shqiptare. Argjentinasi u aktivizua si futbollist me klube si Manchester City, West Ham dhe Espanyol, ndërkohë që veshi 58 herë fanellën e kombëtares albiceleste.

Zabaleta krahasoi atmosferën në Shqipëri me atë në vendin e tij, ndërkohë që tregoi se çfarë pret nga futbollistët.

“Jam shumë i lumtur që Argjentina na dha kënaqësi kaq të madhe. I njoh shumicën e lojtarëve të Kombëtares. Shoh te Shqipëria atë që shoh te tifozët e Argjentinës. Ky vend e dashuron futbollin, kjo është arsyeja pse jemi këtu. Duam të sjellim eksperiencën tonë. Shqipëria ka lojtarë me potencial të lartë. Disa prej tyre luajnë luajnë në Angli, Spanjë dhe Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi të gjitha duhet të kemi mentalitetin e duhur. Lojtarët duhet të kenë besim te vetja e tyre, duhet të jenë të bindur që do të sjellin sukses. Shpresoj t’i frymëzojmë që të japin më shumë që të bëjnë krenar tifozët dhe Kombin. Duhet të sjellim mentalitetin e duhur, besoj se do kemi miksin e lojtarëve të mirë me mentalitetin e duhur”, deklaroi ish-mbrojtësi i djathtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?