Kratchlov “pole positions” dhe rekord në Spanjë, zhgënjen Rosi
Kal Kratchlov dominon provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës, dhe regjistron “pole position” e parë sezonal. Në Jerez britaniku i skuadrës LCR ishte piloti më i shpejtë në pistë duke regjistruar një kohë fenomenale 1 minutë 37 sekonda e 653 të mijtat, një rekord i ri ky për pistën spanjolle.
Nga radha e parë në Jerez bashkë me të do të nisen edhe Daniel Pedrosa me Hondan zyrtare dhe Johaan Zarco me Yamaha Tech 3, të cilët regjistruan kohën e dytë dhe të 3-të më të mirë. Më në fund një paraqitje pozitive e Ducatit me Jorge Lorenzon që do ta startojë garën nga vendi i 4-t i ndjekur nga Marquez dhe Rins. Zhgënjyen dy pilotët e Yamahas, Rosi dhe Vinales me italianin që do të niset i 10-ti dhe spanjolli i 11-ti.



KOHA JONË SONDAZH

