“Krenaria e Londrës”, një poster gjigant për Armando Brojën në Angli

Armando Broja është një nga futbollistët më të përfolur në Angli në sezonet e fundit për shkak të përformancave të tij veçanërisht kur ishte në formë huazimi te Southampton.

Ylli i Chelsea tanimë ka zënë vend edhe në rrugët e Londrës. 21-vjeçari është kthyer në një simbol të Bluve, duke qenë tanimë edhe në rrugët e kryeqytetit.

“Krenaria e Londrës”, thuhet në një poster me imazhin e Armando Brojës. Duket se Broja tanimë ka një arsye më shumë për t’u rikthyer më i fortë në sezonin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se sulmuesi është dëmtuar në një miqësore kundër Aston Villës dy muaj më parë, duke mbyllur sezonin me Chelsea. Me kontratë deri në 2028, Chelsea beson shumë në aftësitë e shqiptarit, që shihet si ndër futbollistët më të vlefshëm të dalë nga akademia e Bluve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?