FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kristal Abazaj transferohet në formë huazimi në Kroaci

Kristal Abazaj transferohet zyrtarisht te skuadra e Osijekut, duke mbyllur aventurën me Anderlechtin. 22-vjeçari shqiptar është transferuar në formë huazimi më të drejtë blerjeje.

Merkato e dimrit në Kroaci nuk është mbyllur ende dhe ish lojtari i Luftëtarit do të jetë pjesë e Osijek në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Te Osijek që lufton për një vend në Kupat e Europës në kampionatin kroat, Kristal Abazaj do të ketë mundësi të aktivizohet rregullisht dhe të bëjë shpërthimin e madh për t’u transferuar më pas në një kampionat më cilësor.

Edhe Eros Grezda e përdori Osijekun si një trampolinë shumë të mirë për të kaluar te Glasgoë Rangers në Skoci. Gjatë eksperiencës 7-mujore te Anderlecht, Kristal Abazaj i cili kushtoi klubit belg 750 mijë euro u aktivizua në vetëm 1 takim si zëvendësues pikërisht në sfidën e kampionatit ndaj Cercle Brugge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e RSC Anderlecht

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?