Kritikoi ashpër arbitrin, UEFA hap hetimin për presidentin e Romës
Kontestimet e shumta të Palotës pas eliminimit në Champions, nuk kanë kaluar pa u vënë re në UEFA. Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe i Kontrollit në UEFA ka nisur procedimin ndaj presidentit të Romës për sjelle të pahijshme në përfundimit të gjysmëfinales së kthimit të Championsit ndaj Liverpulit, sfidë e cila përfundoi 4-2 për verdhekuqtë, por që nuk mjaftoi për kualifikimin e skuadrës së drejtuar nga Di Françesko.
Në përfundim të kësaj ndeshjeje Palota shfryu kundër arbitrimit, duke u ankuar për vendimet e sllovenit Skomina dhe kërkuar përdorimin e teknologjisë VAR në këtë kompeticion.
Klubi roman duhet të përgjigjet edhe për ndezjen e flakadanëve, organizim të dobët të ndeshjes dhe vendosjen e tifozëve në vendet ku nuk lejohet. Të gjitha vendimet për këto çështje do të merren më 31 maj.
KOHA JONË SONDAZH

