FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza e rezultateve, klubi i Serie A shkarkon zyrtarisht trajnerin

Cagliari e nisi mirë sezonin, por periudhën e fundit munguan rezultatet dhe klubi nga Sardenja u përfshi në një krizë. Të ndodhur para një situatë të tillë, drejtuesit e klubit e kanë parë të arsyeshme që të shkarkojnë trajnerin, Rolando Maran, i cili ishte në krye të ekipit që në qershor të vitit 2018. Së bashku me të largohet edhe pjesa tjetër e stafit teknik.

Klubi i Cagliari komunikon se ka shkarkuar trajnerin Rolando Maran nga të qenurit trajner i ekipit të parë. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet e bashkëpunimit përfundojnë edhe me trajnerin e dytë, Christian Maraner, dhe analistin e ndeshjeve, Gianluca Maran.

Një falënderim i përzemërt për seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar që nga dita e tyre e parë në Sardenja”, shkruhet në komunikatën e bërë nga klubi i Cagliari, që në tre muaj e fundit ka pasur një ecuri negative.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?