FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza ekonomike, Guardiola: Ndoshta nuk blejmë dot asnjë sulmues!

Shumë skuadra të mëdha po hasin vështirësi për të bërë blerje gjatë kësaj vere. Këtë problem ka edhe një trajner si Pep Guardiola, i cili kërkon një sulmues.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri i Manchester City-t komentoi situatën aktuale të merkatos duke ju referuar veçanërisht mundësisë për të blerë një qendërsulmues për sezonin e ardhshëm.

”Të gjithë klubet janë në vështirësi në këndvështrimin financiar, dhe as ne nuk bëjmë perjashtim. Tani kemi Gabriel Jesus dhe Ferran Torres që ka qenë i pabesueshëm në pozicionin e 9-ës false, kemi lojtarë të rinj të akademisë, dhe luajmë shumë herë pa një bomber të vërtetë aty para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ndoshta do të blejmë, por ndoshta edhe nuk e bëjmë. Ndoshta nuk vlejmë asnjë sulmues për sezonin e ardhshëm”, tha Guardiola. Emrat më të përfolur deri më tani kanë qenë Kane, Haaland dhe Grealish.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?