Kroacia, finalistja më e “keqe” në historinë e Kupës së Botës
Kroacia e Daliç është e gatshme për të shkruar historinë. Të dielën, në Moskë, do të luajnë finalen e Kupës së Botës ndaj Francës, një rrugëtim të cilën e nisën pa asnjë pritshmëri, duke marrë në konsideratë renditjen e FIFA-s. Gjithsesi vendi i 20-të, duket se është një kujtim i largët, pasi në Rusi, kroatët kanë ndryshuar faqe. Ekipi ballkanas është finalisti më i keq në historinë e Kupës së Botës, gjithçka ka ndodhur edhe për shkak të paraqitjeve në fazën e kualifikimeve.
Që nga viti 1993 (viti kur u fut për herë të parë renditja) deri më sot, finalistja me renditjen më të keqe ishte Franca në vitin 1998. “Gjelat” në atë kohë e nisën Botërorin nga vendi i 18 në renditjen e FIFA-s.Më poshtë është lista e finaleve të Kupës së Botës që nga viti 1994 deri më sot me renditjen e skuadrave përkatëse.
1994 : Brazil (1) – Itali (16)
1998 : Brazil (1) – Francë (18)
2002 : Gjermani (11) -Brazil (2)
2006 : Itali (13) – Francë (8)
2010 : Holandë (4) – Spanjë (2)
2014 : Gjermania (2) -Argjentinë (7)
2018 : Francë (7) -Kroaci (20)
/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

