Kros: Me Hejkens Bajerni luan më mirë dhe ka më shumë zgjedhje
Toni Kros u shfaq në konferencën për shtyp përpara gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, teksa vuri në dukje faktin se bavarezët janë më mirë fizikisht se skuadra e tij. Mesfushori gjerman ka vlerësuar edhe trajnerin Jup Hejkens.
“Do të kemi përballë një ekip të fortë, dhe është e qartë që do të jetë një gjysmëfinale e vështirë. Ata janë në gjendje të mirë, dhe për këtë arsye nuk mund të them shumë për këtë fakt. Presim një rival që është i uritur për të shkuar në finale.
Nuk do të jetë njëlloj si vitin e kaluar, kur humbën Levandovskin ndeshjen e parë dhe disa lojtarë në Madrid. Hejkens është një trajner që bën që skuadra të shkëlqejë, jo vetëm në aspektin taktik, por edhe në ndjesinë që i transmeton lojtarëve. Rikthimi i Ramos? Nuk është e thjeshtë ta thuash, por ai është një lojtar që është provuar si shumë i rëndësishëm. Shpresoj që ta zgjidhim më mirë se ndaj Juves.
Ne jemi shumë të motivuar për të fituar sërish këtë trofe. Kë do të hiqja të rivalët? Asnjë në veçanti, i njoh të gjithë, kam luajtur me disa prej tyre te Bajerni. Nëse shohim formacionin në çdo pozicion kanë lojtarë të fortë. Vitin e kaluar ishte ndeshje shumë e mbyllur dhe nuk dua të flas për të shkuarën. Mendoj se ajo që vlen është e tashmja, ne jemi dy ekipe të mëdha”, ka thënë Toni Kros. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

