FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri i Spanjës: Nejmar nuk është i mirëpritur te Reali!

E përditshmja spanjolle “AS” ka intervistuar kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy, i cili është një tifoz i zjarrtë i klubit mbretëror, Realit të Madridit. Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj PSG, ai ka folur dhe për të ardhmen e Nejmarit.

“Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit, aktualisht të gjithë flasin vetëm për treshen e sulmit por duhet thënë se e gjithë organika e Realit është e jashtëzakonshme. Emeri ka në dispozicion lojtarë fantastikë si Di Maria, Verratti dhe Rabiot. Takimi në Champions jam i bindur që do të jetë emocionues, luajnë dy nga skuadrat me formacionet më të mira në botë. Championsi është skena ku Reali është protagonist, aq më shumë tani që objektivat e tjerë janë ezauruar”, tha Mariano Rajoy.

Fotografia e Goal.com

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?