FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kualifikimi historik i Laçit, Duka: Me punë dhe vetëbesim kalohet çdo barrierë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ishte i pranishëm edhe në stadiumin e Laçit, duke parë ndeshjen e kthimit të kurbinasve, ka reaguar për kalimin historik të turit nga ekipi i Besnik Prengës. Duka uron lojtarët dhe të gjithë klubin e Laçit, që besoi deri në fund dhe ia arriti të eliminonte një kundërshtar të fortë.

Statusi i plotë i Dukës

“Një tjetër arritje shumë pozitive nga ekipet shqiptare në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të përgëzoj shumë sot klubin e Laçit, që besoi deri në fund dhe arriti të eliminojë një kundërshtar të fortë. Me shumë punë e vetëbesim, kualifikohet për më tej në UEFA Europa League, me shpresën dhe bindjen për të shkuar sa më larg!

Swiss Digital Mobile Reklama

Urime djemve, stafit e gjithe klubit per kete kualifikim mese te merituar!

Me shumë punë e përkushtim, çdo barrierë e vështirë mund të kalohet.

Bravo Laçi! Bravo Kukësi!”, ka shkruar Duka

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?