Kualifikimi i Çelsit ndaj Liverpul me kosto: gjobitet Murinjo, rrezikon Diego Costa

Jose Morunho njihet për deklaratat e tij ironike dhe polemikat që ai hap thuajse çdo javë. Federata Angleze e Futbollit ka gjobitur menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho me 25 mijë paund për komentet e bëra pas ndeshjes me Southamptonin, ku akuzoje krerët e Federatës Angleze,për një komplot ndaj ekipit te tij. Skuadra e Chelseas eliminoi të martën në mbrëmje ekipin e Liverpulit, pas vazhdimeve në kuadër të “Capital One Cup”. Edhe pse Liverpuli luajti lojë të mirë gjatë 90` minutave, u ndëshkua nga serbi Ivanoviç në minutën e 94`. Ndeshja ishte mjaftë e ashpër, së pari ndërhyrja e Diego Costas ndaj Emre Can dhe e dyta ishte kacafytja mes Gerrard dhe Diego Costas. Nmga këto gjesta, pritet të mblidhet Komisioni i Disiplinës dhe Costa rrezikon të dënohet me disa ndeshje. Megjithatë,  Chelsea shkon në finale të kupës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?