FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kualifikueset e Kupës së Botës/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra

Kombëtarja shqiptare udhëtoi sot drejt Andorrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i lojtarëve është i plotë dhe sot do të jenë gati për të zhvilluar stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Andorrën në orën 18:00.

Ndërkohë, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para medias në konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në FSHF TV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombëtarja do të përballet nesër me Andorrën në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për Botërorin e vitit 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kualifikueset e Kupës së Botës/Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?