“Kujt do t’ia ngecim Gabigolin?”, halli i portugezëve të Benfikës

Në merkaton e verës Benfika e transferoi në skuadër nga italianët e Interit me idenë se braziliani nuk kishte dhënë atë që pritej për shkak të minutave të pakët në dispozicion, por kur kanë kaluar diçka më shumë se dy muaj Gabigol është kthyer në një çështje te portugezët.

Me vetëm një gol të shënuar dhe shumë pak minuta aktivizim, braziliani i ka shtyrë drejtuesit e klubit luzitan të mendojë për ta larguar që në janar. Hipoteza e parë është që ta rikthejnë në Milano, por zikaltrit nuk janë aspak dakord me një lëvizje të tillë, ndërsa presin shitjen përfundimtare për të rregulluar buxhetin me 25 mln eurot e kartonit që sjell lojtari.

Në këto kushte Benfika është duke menduar që ta kalojë me formulën e huazimi në Brazil 21-vjeçarin, ndoshta tek Santos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?