FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi barazon në Maltë, siguron kalimin në turin tjetër në Champions League

Kukësi ka arritur që të sigurojë një biletë për në turin e dytë eliminatorë të kualifikueseve të Champions League. Skuadra e Armando Cungut ka barazuar 1-1 në ndeshjen e kthimit të luajtur në Maltë ndaj Vallettës, teksa ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 67-të me Mallanon, por skuadra verilindore arriti që të gjente forcat për të barazuar rezultatin 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Dzaira ishte autori i golit, duke u konfirmuar si shpëtimtar, ashtu si në disa ndeshje në kampionat sezonin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e Cungut në turin tjetër do të përballet me fituesin e duelit Olimpija Ljubljana-Qarabag. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?