Kukësi denoncon gjeorgjianët: Po përballemi me racizëm, nuk na mirëpritën

Klubi i Kukësit, nëpërmjet një deklarate për shtyp, shprehet se përveç mos pajisjes së 3 futbollistëve me viza, edhe në Gjeorgji po përballet me mospërfillje nga ana e kundërshtarit dhe me racizëm. Ata kërkojnë nga autoritetet shqiptare, që duke parë mënyrën se si Kukësi po “respektohet” në Gjeorgji, të merren masa edhe për skuadrën tjetër në ndeshjen e kthimit.

“Pas një udhëtimi të gjatë dhe rraskapitës drejt Gjeorgjisë, mes shumë të tjerash janë krijuar edhe pengesa nga autoritet gjeorgjiane. Në mëngjesin e sotëm, ekipi kuksian është akomoduar në hotelin “Radison Blue”. Klubi i Torpedos, si organizator dhe mikpritës i takimit, vazhdon të jetë mospërfillës dhe të krijojë pengesa, në mënyrë që të mos bashkëpunojë me Kukësin, duke mos përmbushur kushtet minimale të aktivitetit të një rangu europian.

Problemi më shqetësues për ne si klub vazhdon të jetë mospaisja me viza e lojtarëve tanë, Valon Ethemi, Edis Maliqi dhe Reginaldo Fait, edhe pse aplikimi është bërë në kohë. Në fakt, verilindorëve iu është premtuar nga autoritetet gjeorgjiane paisja me vizë e tyre. Aktualisht tre lojtarë ngelen pa udhëtuar për në Tbilis. Portieri Faton Maloku, pasi ka qëndruar përreth 7 orë në aeroportin e Tbilisit, i shoqëruar nga drejtori sportive, Nderim Nexhipi, ka arritur më në fund që rreth orës 11:00 (me orën e Gjeorgjisë ) të bëhet i mundur kalimi i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontakti i parë me tokën gjeorgjianë nuk ishte aspak mikpritës dhe miqësor. Përveç problemeve me Malokun, ekipit kuksian nuk i është bërë pritja nga zyrtarët e klubit vendas dhe eskorta e policisë, edhe pse ishte kusht. Klubi verilindor, bashkë me presidentin Safet Gjici, e dënojnë këtë indiferencë të ekipit vendas, i cili po bën çdo veprim me qëllim lodhjen e Kukësit dhe stafit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo sjellje nuk i shërben aspak lojës “Fair Play”, duke e detyruar klubin e Kukësit të ndërpresë çdolloj kumunikimi me këtë klub. Madje, në shenjë proteste, nuk do të marrin pjesë as në drekën zyrtare, që organizon klubi vendas, duke vënë kështu në dijeni instancat e UEFA-s, si dhe delegatin e ndeshjes.

Klubi ynë ka hartuar një sërë masash për të mirëpritur ekipin e Torpedo Kutaisit si mik, por duke parë mikpritjen që është ofruar nga ana e tyre, na e kanë lëkundur besimin, se këta e meritojnë vlerësimin dhe respektin tonë. Mes nesh kemi dhe një lojtar gjeorgjian, Irakli Dzaria, që është modeli i një futbollisti të mirfilltë, që mund t’iu tregojë mirë bashkëpatriotëvë të tij se si ne i presim miqtë. Klubi i Kukësit si pjesëmarrës në “Champions League” nuk mund të sillet si klubi i Torpedos, por do të zbatojë me rigorozitet rregulloren dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Nuk është pak të thuhet që ndaj nesh po tregohet racizëm, çka është elementi i parë i dënueshëm nga UEFA.

Urojmë që ky kalvar mundimesh të shërbejë si një shtysë më e madhe për ne, për të luajtur fort dhe për t’u larguar me dinjitet nga Gjeorgjia. Një rast i tillë është i papërjetuar ndonjëherë nga ana jonë, edhe pse kemi luajtur me shumë Republika të tjera ish-kumuniste. Iu bëjmë me dije autoriteteve përkatëse në Shqipëri që të marrin parasysh vështirësitë që po na krijohen nga shteti gjeorgjian, në mënyrë që të marrin masat përkatëse”, – thuhet në deklarimin për shtyp të nënkampionëve të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?