Kukësi e nis mbarë, fiton në transfertën ndaj Egnatias

Kukësi ia doli të marrë një fitore 1-3 në transfertën ndaj Egnatias. Verilindorët shënuan fillimisht me afrimin e verës, Klejdi Daci në minutën e 26-të. Skuadra verilindore do të gjente edhe një tjetër gol në fraksionin e parë. Ergys Peposhi tundi rrjetën në minutën e 41-të, pas një aksioni të gjatë dhe futbolli të pastër të skuadrës së Longo.

Fraksioni i dytë foli më shumë për vendasit që do të shkurtonin shifrat. Në minutën e 87, Bruno Telushi arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga jashtë zone, duke lënë në tension deri në fund Kukësin në tension. Gjithsesi në fund Kukësi shënoi edhe një gol në minutën e katërt shtesë me Mirko Milunovic.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?