Kukësi e pret pa tifozë Skënderbeun, Shaqiri: Luajmë finalen e parë

Komisioni i Apelit lë në fuqi vendimin e disiplinës për dënimin e fushës së Kukësit me një ndeshje pa tifozë. Skuadra e drejtuar nga Artim Shaqiri do të luajë ndeshjen e radhës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë  pa praninë e tifozëve të saj. Ndeshja ndaj Skënderbeut do të zhvillohet këtë të mërkurë. Kukësi ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës, por apeloi çështjen, mirëpo mbeti në fuqi vendimi i kaluar. Kësisoj, përballja e parë gjysmëfinale mes dy skuadrave kryesuese të Kategorisë Superiores, që kanë rivalizuar në tre sezonet e fundit, do të shihet vetëm nga ekrani. Për trajnerin e Kukësit, Artim Shaqirin sfida e të mërkurës që do të luhet në “Zeqir Ymeri”, është finalja e parë e një serie përballjesh direkte, që do të vendosin fatet e këtij sezoni. – “Me Skënderbeun do të luajmë finalen e parë, pasi na presin të tjera përballje po kaq të vështira. Luajmë në fushën tonë dhe shpresojmë të shfrytëzojmë këtë fakt për të marrë rezultat pozitiv,” – theksoi trajneri Shaqiri. Përplasja me skuadrën që po dominon futbollin shqiptar e kalon në plan të dytë takimin me Laçin në kampionat, për të cilin Kukësi, sipas Shaqirit, do të mendojë pas mesjavës. – “Nuk mendojmë për Laçin, por për ndeshjen e Kupës më Skënderbeun. Vetëm pas mesjavës do t'i kthejmë sytë te kampionati.” Në fundjavë Kukësi falë fitores me Elbasanin dhe humbjes së Skënderbeut në Laç, mori kryesimin e kampionatit. Çdo hap fals në këtë fazë të sezonit, mund të kushtojë rëndë dhe këtë e ka të qartë shqiptaro-maqedonasi. –“Në këtë fazë të sezonit çdo gabim mund të kushtojë rëndë, prandaj nuk duhet të bëjmë asnjë hap fals nëse dëshirojmë të arrijmë objektivat,” – thotë trajneri i Kukësit. Kjo përballje do të jetë interesante edhe për sulmuesin kroat të Kukësit, Pero Pejiç, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i momentit në kampionatin shqiptar. Ai premton jo vetëm kualifikimin e Kukësit në finale, por kërkon edhe të shënojë ndaj ish-skuadrës së tij, me të cilën fitoi titullin kampion sezonin e kaluar. Duhet theksuar se këtë sezon, Pejiç ka rezultuar sërish vendimtar me golat e tij në ecurinë e Kukësit, që pretendon trofeun e parë në histori.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana pa Karabecin ndaj Laçit

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja tjetër e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë e së mërkurës do të jetë ajo mes Tiranës e Laçit. Të dyja skuadrat janë gati të sfidojnë njëra-tjetrin, për ta mbyllur sezonin me një trofe. Tirana është edhe në garë për titull, megjithatë mungesës së Elis Bakaj, i shtohet edhe ajo e Erando Karabecit. Mesfushori nuk ka mundur të rikuperohet në kohë dhe do të jetë mungesë e sigurtë ndaj Laçit. Sulmuesi Mario Morina mbetet në pikëpyetje, megjithatë Tirana është e përgatitur, sipas trajnerit Gugash Magani, dhe ka alternativa të tjera të arrijë një rezultat premtues në ndeshjen e parë, që të sigurojë kualifikimin, duke e vlerësuar kupën si një nga dy objektivat e këtij edicioni nga ana e bardhebluve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?