Kukësi mëson rivalin në turin tjetër në Europa League nëse do të kalojë Torpedon

Kukësi sapo ka mësuar kundërshtarin tjetër të Europa League në rast kualifikimi ndaj Torpedos. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungut do të përballen me fituesin e çiftit Ludogorets (Bullgari)-Zrinjski (Bosnje Herzegovinë).

Skuadra bullgare është dukshëm favorite në letër për të kaluar në fazën tjetër, teksa për skuadrën verilindore do të jetë një mision shumë i vështirë, gjithnjë nëse do të kalojnë gjeorgjianët e Torpedos.

Kukësi ka evituar në këtë short skuadra shumë më të vështira pasi një prej çifteve të mundshme i garantonte një përballje me njërën mes Sëlltik dhe AEK Athinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?