Kukësi mund me ndihmën e erës Flamurtarin në Vlorë (VIDEO)

Kukësi ka rrëmbyer fitoren e parë në fazën e tretë në Kategorinë Superiore. Skuadra verilindore triumfoi 2-1 në transfertën ndaj Flamurtarit, në një duel që rezultoi shumë i komplikuar për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu.

Et’hemi zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 10-të, duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit Kolici. Reagimi i vlonjateve nuk do të vononte, teksa në minutën e 35-të, pas një goditje nga këndi, do të ishte Kotobelli që do të shoqëronte topin në rrjetë.

Gëzimi i Flamurtarit do të zgjaste vetëm 2 minuta, teksa Eduart Rroca gjeti golin e parë zyrtar me fanellën e Kukësit. Ish-futbollisti i Luftëtarit shënoi pas një goditje dënimi, teksa sfera mori një harkim të çuditshëm për shkak të erës së fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Kukësi ngushton diferencën me Partizanin në vetëm dy pikë, por Të Kuqtë kanë dhe një sfidë për të luajtur. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?