FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi në kërkim për “timonier”, në listë dhe ish sulmuesi kosovar

Pas shkarkimit të serbit Mlladen Milinkoviç drejtuesit e Kukësit janë vënë në lëvizje për të gjetur trajnerin që do drejtojë verilindorët në pjesën tjetër të sezonin.

Sipas informacioneve një prej kandidaturave të mundshme për t’u ulur në stolin e kukësianëve është ish futbollisti i njohur Ardian Kozniku.

Momentalisht 50 vjeçari është trajner i moshave të skuadrës kroate të Rudes në Kroaçi, me Koznikun që mund të joshet nga idea për të marrë një skuadër prestigjoze si Kukësi, që është kthyer në një pjesëmarrëse të rregullt në kompeticionet europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për RTSH Kozniku ka pohuar kontaktet me drejtuesit e Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po, është e vërtetë që kam patur një interesim nga ana e klubit të Kukësit, ndonëse gjithçka është ende në fazën fillestare. Natyrisht më nderon fakti që klubi “kampion” në fuqi i Shqipërisë më merr në konsideratë për të qenë trajneri i tij dhe unë gjithmonë jam i hapur ndaj sfidave të reja.

“Por, në momentin që flasim, gjithçka është më tepër një ide sesa diçka konkrete. Unë kam impenjimet e mia të përvijuara qartë dhe mbi baza kontratash dhe, përpara se të marr një vendim madhor, duhet të shoh konkretisht se çfarë më ofron Klubi i Kukësit, çfarë projekti ka për mua dhe si do ta vëmë atë në zbatim. Prandaj them që, pa u ulur për të diskutuar mbi propozime konkrete, nuk mund të them dot asgjë më tepër”.- përfundoi ish sulmuesi kosovar Ardian Kozniku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?