Kukësi nuk e çan dot murin e Laçit, rikthehet dhuna në stadiume (VIDEO)

Kukësi nuk arrin të mbajë ritmin e Partizanit në kampionat, teksa sot nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Laçit. Ndeshja e luajtur në Kamëz dhuroi shumë emocione dhe raste, por asnjë prej ekipeve nuk mundi që të gjente rrugën e rrjetës.

Kurbinasit luajnë vetëm me kundërsulm dhe në momentin më të mirë të bluve, patën mundësinë për të shënuar me Xhixhën, i cili mori një top të bukur dhe doli i vetëm përballë portierit Frashëri, por goditja e tij ishte e dobët. Kukësi përgjigjet në fundin e pjesës së parë me Shkurtajn, që vendosi në provë portierin Selmani.

Fraksioni i dytë foli thuajse i gjithi për verilindorët që u hodhën në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Rroca dhe Çuyrbja krijuan dy shanse të arta shënimi, por “gardiani” i kurbinasve ishte në një ditë fantastike.  Një moment aspak i bukur u regjistrua në minutën e 62’-të, arbitri anësor Denis Rexha u godit me sende të forta në kokë nga tifozët e Kukësit, loja u ndal për pak çaste dhe filloi me një top të diskutueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i Cungut pas këtij barazimi mbetet në vendin e dytë me 35 pikë, 5 më pak se Partizani. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?