FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi prish akordin me “Loro Boriçin”, ja ku do të luajë ndeshjet e kampionatit

Stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës do të nisë të rindërtohet për të qenë në të ardhmen një impiant modern, pasi në sezonet e fundit ka qenë shumë problematik. Fillimisht drejtuesit kishin zgjedhur që takimet t’i zhvillonin në “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe në fakt aty u luajtën edhe dy ndeshjet eliminatore të Champions Leagues kundër Vallettës dhe Qarabagut.

Por duket se klubi verilindor ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur që takimet të shënjuara në kalendar si ndeshje në shtëpi, t’i luajë në “Elbasan Arena”. Akordi është arritur dhe tashmë mbetet vetëm që Kukësi të depozitojë në FSHF kontratën me stadiumin. Drejtuesit kanë bërë këtë zgjedhje ndoshta duke llogaritur që skuadra stërvitet në kryeqytet dhe distanca me Elbasanin është më e afërt se me qytetin e Shkodrës, por më kryesorja, sepse kostot e zhvillimit të ndeshjeve në “Loro Boriçi”, janë më të larta.

Edhe takimi i vlefshëm për raundin e 3-të të eliminatoreve të Europa Leagues, kundër Torpedos Kutaisit, i cili është programuar të luhet më datë 16 Gusht, do të zhvillohet pikërisht në “Elbasan Arena”, për të vijuar më pas me premierën e këtij edicioni të Superiores, kundër Laçit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?