Kukësi relaksohet në plazh para ndeshjes ndaj Skënderbeut (VIDEO)

Futbolli është një sport që kërkon maksimumin në aspektin fizik. Pjesa aerobike është determinante thuajse sa pjesa teknike, megjithatë ekziston edhe një element që shpesh herë anashkalohet. Lojtarët nuk janë makineri dhe në shumë raste aspekti psikologjik ndikon dukshëm në performancën e një futbollisti.

Pikërisht në këtë pikë është bazuar trajneri Peter Pakult që pak ditë përpara super sfidës me Skënderbeun ka ndryshuar gjithçka. Jo stërvitje në fushë me skema të përsëritura e të ripërsëritura, por një ditë e miksuar me stërvitje dhe argëtimit mes plazhit, diellit e detit.

Motivimin që të jep një ditë larg rutinës nuk mund ta fitosh brenda 110 metrave të një fushe futbolli. Për këtë arsye tekniku austriak mendoi të gjente formulën e saktë për të larguar ngarkesën e lartë psikologjike pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm. Nuk është një shaka dhe as një relaks i pakuptimtë përpara një përballje mjaft të fortë, por është një seancë jashtë mureve tradicional të futbollit, e cila ka edhe më shumë vlera se një stërvitje e zakonshme./ss/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?