FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi, Rrahman Hallaçi: Shkojmë për fitoren e titullit, në Korçë

Skënderbeu-Kukësi, do të jetë krye-ndeshja e javës së 23-të në kategorinë Superiore. Kampionët presin nën-kampionët e vendit, në një sfidë që pritet të jetë reklamë për futbollin shqiptar. Dy ekipet që kanë treguar soliditet gjatë viteve të fundit do të konsumojnë një tjetër raund por këtë herë ndryshe nga sfidat e fundit është Kukësi skuadra që zbret në fushë me një numër më të madh pikësh. Kryesuesit e kampionatit gëzojnë formë optimale pas suksesit të pastër ndaj Partizanit dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës. Kapiteni Rrahman Hallaçi beson te kjo skuadër dhe shprehet optimist për transfertën e Korçës, të cilën e shikon vetëm si një pengesë në rrugën e gjatë drejt titullit kampion. – “Shkojmë për fitore në Korçë dhe besoj se do t’ia dalim dhe fitorja na jep shpresa për titullin kampion,” – theksoi Rrahman Hallaçi. Skënderbeu do të zbresë në fushë pa kapitenin Blendi Shkëmbi, i cili do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në Fier dhe Hallaçi e pranon se kampionët humbasin cilësi në mesfushë me mungesën e tij. Çështja "Olayinka" ndezi luftën në distancë mes dy klubeve vetëm pak javë më parë, por kapiteni nuk pranon të përfshihet në këtë debat.  Skënderbeu-Kukësi do të luhet të hënën në orën 18:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?