Kukësi shkarkon Armando Cungun, zbulon trajnerin e ri

Drejtuesit e klubit të futbollit të Kukësit kanë marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra trajnerin Armando Cungu. Vendimi është njoftuar nga vetë klubi, ku thuhet se shkarkimi ka ardhur si pasojë e rezultateve negative në javët e fundit. Deri në fund të sezonit skuadra do të drejtohet nga Ramazan Ndreu, aktualisht drejtor i menaxhimit të klubit.

“Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit. Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë! Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë”, thuhet në reagimin e Kukësit.

Kukësi ndodhet në vendin e dytë në kampionat me 44 pikë, 9 pikë më pak se Partizani i vendit të parë. Në pesë ndeshjet e fundit, skuadra ka fituar dy herë dhe ka pësuar tre humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?