Gjici shkarkon Pakult, emëron në krye të verilindorëve Armando Cungun
Barazimi 0 me 0 i Kukësit me kampionen e Maltes, Valeta në “Loro Boriçi” nuk është pritur aspak mirë nga ana e presidentit Safet Gjici. Nga sa mësohet, menjëherë pas ndeshjes kritikat e Gjicit në adresë të trajnerit Peter Pakult kanë qenë të ashpra, deri në atë masë sa i ka komunikuar austriakut largimin e tij nga detyra.
Gjici nuk ka vonuar t’i telefonojë trajnerit Armando Cungu duke i propozuar rikthimin në krye të Kukësit. Në një farë mënyrë, duket se shkak për këtë ribashkim bashkëpunimi mes Gjicit dhe Cungut është bërë studion e “TV1 Channel” më Shkodër, ku numri një i klubit kuksian ishte i ftuar një ditë përpara sfidës me maltezët në të njëjtin panel së bashku me trajnerin Cungu.
Shkodrani starton sot me seancën e parë stervitore kuksiane s, ndërkohë do të udhëheqë skuadren edhe në përballjen e dytë europiane të mërkurën e ardhshme në Malte.
KOHA JONË SONDAZH

